12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Albin Berisha gjen golin e radhës në Rumani, por skuadra e tij vazhdon me humbje

Petrolul ka pësuar humbjen e katërt rresht në Liga 1 të Rumanisë.

Petrolul sonte pësoi humbje si vendas ndaj Sepsi Sf. Gheorghe, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Ky takim u mbyll me rezultatin 1:2.

Albin Berisha ishte titullar edhe sonte te Petrolul, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të pestë në elitën e futbollit rumun.

Ai gjeti golin në minutë e 87-të, por që në fund doli të jetë i pamjaftueshëm për Petrolul.

Për Berishën ishte ky goli i tij i dytë në elitën e futbollit rumun, krahas edhe një asistimi.

Petrolul ndodhet në pozitën e dhjetë me 35 pikë të grumbulluara./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...