14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Albulena Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e mostrave të Deharit

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu është intervistuar me 18 janar, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit.

Këtë e ka konfirmuar këshilltarja politike e ministres, Berita Abazi.

“Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi” , tha Berita Abazi këshilltare politike e ministres Haxhiu.

Por, lidhur me rastin Dehari, ditën e nesërme nga Prokuroria Speciale do të intervistohet edhe deputeti Haki Abazi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai, derisa ka shtuar se intervistimi do të ndodhë në ora 10:00.

Kurse, Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...