6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Albulena Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se Dehari ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar.

Më tej, ministrja u shpreh se drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional.

“Në përvjetorin e tetë të vrasjes së Astrit Deharit, kujtojmë aktivistin tonë të dalluar, një idealist të pa lëkundur që u angazhua pa ndalur për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Astriti ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar, një frymëzim për të gjithë ata që atdheun e duan pa kusht. Ndërsa kujtojmë veprën e tij sot, riafirmojmë edhe angazhimin tonë të palëkundur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndarjes së tij nga jeta. Drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional. Drejtësia për Astritin është një zë i ndërgjegjes kolektive, përveçse obligim ligjor, që kërkon ndriçimin e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësisë, e cila arrihet përmes vullnetit dhe punës së parreshtur të prokurorisë”, ka shkruar Haxhiu, njofton Klankosova.tv. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...