18.6 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Alcaraz dhe Tsitsipas në çerekfinale të French Open

Numri tre i botës në tenis, Carlos Alcaraz bëri një tjetër fitore duke mposhtur Felix Auger-Aliassime për të arritur në çerekfinalet e French Open.

Alcaraz, 21 vjeç, fitoi 6-3 6-3 6-1 kundër kanadezit që renditet i 21-ti në botë në një ditë të rrallë pa shi në Paris, transmeton Gazeta Express..

Kampioni në fuqi i Wimbledon do të përballet me bartësin e nëntë, grekun Stefanos Tsitsipas në çerekfinale.

“Jam shumë i lumtur me performancën sot, mendoj se kam luajtur një nivel vërtet të lartë tenis”, tha Alcaraz.

Tsitsipas, i cili po kërkon të fitojë titullin e tij të parë madhor, bëri rikthim për të mposhtur numrin 35 të botës, Matteo Arnaldi 3-6 7-6 (7-4) 6-2 6-2.

Alcaraz synon titullin e tij të parë në French Open, pasi tashmë ka fituar US Open dhe Wimbledon.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...