Partia e Ramush Haradinajt, këtë të shtunë, më 27 maj, nga ora 18:00 në një organizim që pritet ë jetë madhështorë në Hotel ‘Dukagjini’, do të kremtojë ditëlindjen e 23-të të degës së saj themeluese të Pejës, në nivel vendi.
I rikthyer në krye të kësaj dege, kryetari aktual Ali Berisha ka formuar shtabin punues për kremtën, ndërsaqë në ditët e mbetura deri tek e shtuna, ai po takon strukturat e degës së subjektit.
Në manifestim pritet të nderojnë edhe figurat më të larta të partisë me liderin e tyre Ramush Haradinaj.
Poashtu vend i posaçëm do tu ndahet edhe personaliteteve të njohura që janë në jetë, figura themeluese të subjektit.
Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e këtij subjekti në Pejë.
AAK në Pejë do shtrinte bazat e para të themelimit qysh në Prill-Maj të vitit 2000 me figurat e njohura të kohës, Riza Sapunxhiu, Et’hem Çeku, Riza Lluka, Fatmir Gashi, Hasan Meta, Nehat Haxhiislami, Ali Sylqa, Haxhi Lajçi, Naim Sahiti, Halil Qereti, Shyqri Mema, Arzen Bytyqi, Ahmet Mahmutaj, Nazmi Krasniqi, Agim Elshani, Abdyl Lajçi, Xhafer Dema, Skender Dresha, Ali Berisha (Kryetar aktual i AAK-së Pejë) dhe të tjerë. Këtu do vinte edhe propozimi për emrin e sotëm të partisë.
Ramush Haradinajt në ndërkohë do ti bashkohej në ekip edhe politikani me eksperiencë të jashtëzakonshme ndër dekada, Mahmut Bakalli./Njeshi&RADIO 1/