Për nderë të 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë kombëtare, 112 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës e Flamurit kombëtar, ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Pejë, ka zhvilluar homazhe dhe nderime tek përmendorja e gjeneral Shkelzen Haradinajt dhe monumentit me emrat e Dëshmorëve nga Peja, për të vazhduar edhe tek lapidarë e përmendore të dëshmorëve në radhë.
Të prirë nga kreu i degës në këtë komunë dhe ish-kryetari i Pejës Ali Berisha, rreth 100 aktivist të këtij subjekti janë bashkuar në ceremoninë e nderimeve dhe homazhe për të rënët e kombit.
‘Në nderim të festës së shumëfishtë kombëtarë. Nderim heronjëve dhe dëshmorëve të kombit! Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që janë!’-ka shkruar Berisha./Njeshi/