12 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Alfa Romeo planifikon të sjellë një makinë të re

Alfa Romeo ka një të ardhme të ndritur, kjo e thënë mbi bazat e planeve të markës për makinat që do të sjellë deri në vitin 2022. 

Ndërkohë që entuziastët mezi po presin për makinat e performancës, FCA e ka kuptuar se paraja e vërtetë është në segmentin e crossover-ave.

Nëse lajmet janë të vërteta, na ndajnë vetëm pak ditë nga premiera botërore e crossover-it të ri kompakt.

Besohet se Alfa Romeo CUV, që ende nuk dihet emri i saj, do të ketë të njëjtën platformë si Jeep Renegade, dhe jo strukturën e ultë si Giulia.

Prodhimi i crossover-it të vogël është programuar për të filluar në punishten në Pomigliano, Itali.

Një version plug-in hibrid i këtij crossoveri thuhet se është në punim e sipër. Kjo nuk është një surprizë nëse marrim parasysh planet e markës për të sjellë gjashtë makina hibride deri në vitin 2022.

Meqë makina ndjek platformën e Renegade, do të ketë dy versione- me sistem drejtimi me dy gomat e përparme ose me të gjitha gomat aktive.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...