7.2 C
Pec
E shtunë, 1 Prill, 2023

Ali Ahmeti lë të kuptohet se Borell e Lajçak kanë anuluar fluturimet për nesër

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë nga afër sot gjatë gjithë ditës takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për zgjatjen e takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti ka thënë se kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë thotë se sipas informacioneve që ka zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e nesërme.

Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe nesër.

Palët kanë ngecur tek puna e nënshkrimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...