21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Ali Berisha: 25 vjet më parë, Ahmeti i Pejës, ra në Çabrat për tu bërë i krejt kombit shqiptarë

Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha me bashkëpartiakë kanë marë pjesë në homazhet dhe nderimet në Pejë, në kujtim të 25 vjetorit të rënies heroike të ushtarit të UÇK-së Ahmet Gjikollit, në betejën e Çabratit, duke mbrotjur popullatën civile të Gjakovës.

Për nderimet dhe për Dëshmroin pejan, Berisha ka shkruar në faqen zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:

Në 25 vjetorin e rënies heroike në Çabrat, në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës, sot e kujtuam Dëshmorin e kombit Ahmet Gjikollin e Pejës.

Bashkë me familjen Gjikolli, nënën Shemsije, Agonin, Nagipin dhe familjen e gjerë nderuam dhe kujtuam veprën e Ahmetit.

Ahmeti, si ushtar i batalionit të parë sulmues ra duke lënë nam në të gjitha operacionet luftarake në rrafsh të Dukagjinit, si ushtar i dalluar i UÇK-së. Lavdi Dëshmorëve të kombit!’-shkruan Ali Berisha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...