21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Ali Berisha: 5 Maji tash e 13 vite është edhe Dita e Dëshmorëve të Pejës, vendimin e kishim kaluar edhe me votat e LDK-së, sot nuk po i shoh!

Ish-kryetari i komunës së Pejës dhe kryetar i AAK-së në këtë komunë, Ali Berisha, gjatë nderimeve dhe homazheve me bashkëpartiak dhe familjarë të dëshmorëve nga Peja, ka kritikuar qeverisjen komunale të Pejës dhe subjektin qeverisës LDK për mos praninë e tyre në organizimet dhe nderimet për Dëshmorët e kombit nga komuna e Pejës, sot në ditën e tyre.

‘Në kohën e qeverisje time, para 13 vitesh, me një vendim të Asamblesë komunale me votat edhe të LDk-së që sot qeverisë me Pejën, 5 Majin – krahas Ditës së Dëshmorëve të Atdheut në të gjitha trojet shqiptare, e kemi shpallur edhe si Ditën e Dëshmore të komunës së Pejës. ideja ka qenë ta unifikojmë si datë për të gjithë dëshmorët e Pejës dhe kjo ka qenë kërkesë e famoljeve të Dëshmorëve pejan, pra kemi orjentuar në këtë datë. Sot ne nderuam të rënët bashkë me familjarë, me bacen Cenë, familjet Gjikolli, Fetahaj dhe shumë të tjerë si dhe me bashkëpunëtorë. LDK-në nuk po i shoh sot as kryetarin nuk pe shoh. Duket kanë ndryshu LDK-ja sepse bashkë me kryetarin e tyre për këto 13 vite, kanë pasur shumë lëvizje nëpër subjekte të ndryshme. Kjo nuk është mirë, ne minimalisht në këto data duhet të jemi bashkë. Ideali i këtyre të rënëve ka qenë bashkimi.’-tha Ali Berisha për mediat prezent./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...