Siç njoftoi më herët ‘RADIO 1’, ka ndërruar jetë sot në moshën 77 vjeçare, Muzaqete Goska Kelmendi, nëna e Dëshmorit të kombit nga Peja, Jusuf Kelmendit-Cules.
Familja bëri të ditur se varrimi i të ndjerës do bëhet po sot më 12 Dhjetor në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Pejë.
Me këtë rast, Ali Berisha dhe AAK e Pejës kanë drejtuar Telegram Ngushëllimi.
‘Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Myzaqete Kelmendit.
E ndjera, njihej si një nënë burrërore, të cilës jeta i solli sprova dhe e cila Lirinë e Kosovës, e pagoi me gjakun e djalit dëshmorë.
‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjet Goska e Kelmendi si dhe tërë opinionin./Njeshi/
Ndërron jetë nëna e Dëshmorit të kombit Jusuf Kelmendit-Cules, Muzaqete Goska Kelmendi