Kryetari i AAK-së në Pejë Ali Berisha i ka prirë strukturave të degës së AAK-së në homazhet dhe nderimet e sotme në 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Para përmendores së gjeneral Shkëlzen Haradinajt dhe Obeliskut me emrat e Dëshmorëve të Pejës, ata kanë nderuar me një minutë heshtje.
Postimi i plotë:
Urime Kosovë!
Urime shqiptar kudo që jeni!
Sot në ditën e Pavarësisë së Kosovës, te Obelisku i deshmorëve në Pejë nderuam deshmorët e kombit.’-shkruan Berisha i AAK-së./Njeshi/