18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Ali Berisha fton qytetarët e Pejës, ti përgjigjen regjistrimit: Nesër mbyllet procesi, na duhet, është detyrë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë dhe ish-kryetar i kaj komune Ali Berisha, ka ftuar qytetarët e Pejës që ti përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë.

‘Shfrytëzoni këtë të drejtë, meqë të njejtën duhet ta kuptojmë edhe si detyrë shtetërore. Nga numri i popullatës ndikohet shuma e buxhetit që ndahet për Komuna.’-thotë mes tjerash Berisha në thirrjen e tij.

Shkrimi i plotë:

‘Të nderuar qytetarë të komunës së Pejës, tani kur kanë mbetur vetëm dita e sotme dhe e nesërme për regjistrim të popullësisë, ju lus që secili nga ju ta shfrytëzoni këtë të drejtë, meqë të njejtën duhet ta kuptojmë edhe si detyrë shtetërore.

Në një masë të madhe nga numri i popullatës ndikohet shuma e buxhetit që ndahet për Komuna. Prandaj të ndikojmë që buxheti për komunën tonë të jetë sa më i lartë.

Bilanci real, është tejet i rëndësishëm për proceset.
Zyrtarët e ASK-së, sot dhe nesër i gjeni edhe në hollin e sallës së Kuvendit komunal të Pejës.’-ka shkruar Ali Berisha i AAK-së./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...