Biznesmeni i gjeneratës së brezit të ri të familjes së suksesshme Kelmendi, ndryshe, djali i ish-zv/kryeministrit dhe ish-Depuetit, Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendit, Egzon Kelmendi nga sot i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Me këtë rast, do të jetë Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj që gjatë pasditës, do të pritet solemnisht në gjigandin ekonomik ‘Elkos Group-Etc’, respektivisht në Fabrikën prodhuese ‘Pi&Ki’ në Pejë, që drejtohet nga Egzon Kelmendi, me çrast do të ndodhë edhe nominimi.
‘Egzon Kelmendi është emri që na bashkohet në rrugëtimin e 9 shkurtit. Me këtë rast kryetari Haradinaj, në kuadër të vizitës tërë ditore që do ta ketë në Pejë, do të pritet tek z.Kelmendi ku edhe do të ndodhë nominimi solemn.’-konfirmoi Ali Berisha në ‘RADIO 1’.
Intervistën e plotë të Kryetarit të AAK-së në Pejë Ali Berisha, ku flet edhe për bashkimin e Egzon Kelmendit me AAK-në, mund ta ndiqni nga ora 08:30 minuta sot, në ‘RADIO 1’ 98.0FM./Njeshi/