5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Ali Berisha: Malisheva e Çelikut, e çelikt në vendimin për ndryshim

Kandidati për Deputet i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët dhe kryetar i AAK-së Në Pejë, Ali Berisha, ka reaguar pas tubimit madhështorë të Koalicionit të tij, në Malishevë, komunën që drejtohet nga partneri i koalicionit, Nisma e Fatmir Limajt.

Në prononcim për ‘RADIO 1’ pas tubimit të atjeshëm, Ali Berisha ka falënderuar kolegun e tij, kreun e Nismës Fatmir Limaj, ndërsa ka thënë se nga Malisheva janë me bindjen e plotë se do ti japin vulë ndryshimit të 9 shkurtit në Kosovë.

‘Malisheva e dëshmoi se është e Çelikut dhe Malisheva edhe sot si çdo herë në procese, u tregua e çelikt në vendimin për ndryshimin e madh të 9 Shkurtit.’-tha Berisha në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, Dr. Ali Berisha, Kryetari i AAK-së së Pejës dhe ish-zv/Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Haradinaj, tani është edhe kandidat për Deputet i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët 137, në Zgjedhjet e 9 Shkurtit, me numër 23 në këtë listë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...