16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Ali Berisha nderon 24 Marsin e Gllogjanit dhe të NATO-s

Në kuadër të përvjetorit të 24 Marsit, 27 vjetorit të fillimit të luftës frontale në dukagjin, një datë e rëndësishme për historinë e Kosovës, sot në Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, u zhvilluan nderime, homazhe dhe ceremoni institucionale.

Për të kujtuar këtë datë historike, në nderime e homazhe mori pjesë edhe Kryetari i AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha, i njohur si Mjeku i luftës në Zonën e Dukagjinit.

‘Sot ne Gllogjanin heroik në nderim të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, betejës më të lavdishme të UÇK-së. ‘Nderim dhe lavdi e përjetshme!’-ka shkruar Berisha gjatë kaj ceremonie.

Ali Berisha në homazhe është shoqëruar nga krerë të lartë të AAK-së, Pal Lekaj, Dr. Arbër Tolaj, Agim Elshani, Hidajete Krasniqi e të tjerë.

Ndryshe, me 24 Mars 1998 familja Haradinaj në Gllogjan do të hapte front në mbështetje të atij të Prekazit heroik dhe familjes Jashari.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan do zhvillohej beteja frontale nga forcat e UÇK-së me forcat e armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Ali Berisha, po sot në një deklarim për ‘RADIO 1’ ka kujtuar edhe pvjetorin e 26-të të fillimit të sulmeve të NATO-s mbi Serbi dhe Jugosllavi./Njeshi&RADIO 1/

Osmani në kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit, i pranishëm dhe Rifat Jashari

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...