Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha me bashkëpunëtorë partiak, sot ka bërë homazhe dhe nderime në Loxhë të Pejës, në nderim të të rënies së dëshmorëve Ahmet dhe Valon Shala.
Lajmin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare në faceboook.
Postimi i plotë:
‘Loxha i ka dhënë kombit shumë intelektual, doktor dhe profesor doktor.
E ka dhënë Betejën e Loxhës që është betejë që e njeh i gjithë kombi por mbi të gjitha ka dhënë luftëtarë të mëdhenj në luftën për liri.
Sot në Loxhë në kujtim dhe nderim të rënies së dëshmorëve Ahmet dhe Valon Shala.
Lavdi gjithë deshmorëve të kombit!’-shkruan Berisha./Njeshi/