8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Ali Berisha nderon veteranin e UÇK-së, në një vjetorin e vdekjes

Kryetari i AAK-së në Pejë Dr. Ali Berisha me bashkëpunëtorë, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të luftës Canë Kelmendi ka zhvilluar homazhe dhe nderime tek varri i tij.

Me këtë rast është bërë edhe zbullimi i pllakës përkujtuese të veteranin Kelmendi.

Në postimin e tij me këtë rast, kreu i AAK-së në Pejë, ka çmuar lartë figurën e të ndjerit.

Postimi i plotë:

“Sot, në një vjetorin e shkuarjes në amshim të veteranit të luftës Canë Kelmendi.

Para luftës Cani ishte veprimtar ku edhe u maltretua disa herë.

Gjatë luftës ndër të parët u aktivizua në ushtrinë më të lavdishme të popullit, UÇK.

Pas lufte ishte aktiv në ringritjen e jetës institucionale dhe politike në komunën tonë.

Gjithmonë do të kujtohet dhe nderohet jeta dhe vepra e tij.”-shkruan Berisha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...