26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Ali Berisha në 5 vjetorin e ‘RADIO 1’: E filluat jo me pak sfida, ja dolët, vazhdoni!

Ditëlindjen e pestë të sinjalit testues të ‘RADIO 1’, sot më 4 Korrik 2024, e ka uruar edhe ish-kryetari i komunës së Pejës dhe kryetar i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha.

Në kohën e tentativave për hapjen dhe fillimin e projektit Ali Berisha ishte në pozitën e zv/Ministrit në Qeverinë Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë institucionale si pjesë e komunitetit, për ti dhënë mbështetjen e nevojshme në rrugë zyrtare projektit.

‘Si nevojë e informimit objektiv e me kohë, 5 vite më parë hapësirave mediale kosovare, ju shtua Radio 1. Zhvillimin e kishit jo me pak sfida, por ja dolët. Mbeteni zë i rëndësishëm por jo i mjaftueshëm për të gjitha alternativat, opinionet dhe divergjencat që po mbyteshin nga makineria propagandistike e pushtetit vendor. Guximi për të hulumtuar dhe thënë të  vërtetën për dëgjuasit tuaj mbetet mision i juaj. Urime 5 vjetori themlimit. Pune të mbarë e shumë suksese.’-thuhet në urimin e Berishës.

Tutje Berisha ka uruar edhe në emër të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili në kohën e projektit, ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, duke qenë tejet konstruktiv në shtytjen e procedurave ligjore mbështetëse të hapjes së fjalës së lirë, nëpërmjet kaj dritareje të re informuese.

‘Dua sot, që në emër të të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve partiak, në emër të AAK-së dhe të kryetarit Haradinaj, tju urojë suksese tutje duke vazhduar si staf profesionist.’-shtoi ai.

Ndryshe, më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm.

Më 29 Korrik 2019, mediumi filloi me sinjal të rregullt, me skemë nacionale kombëtare 24 orëshe. Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Të dyja bashkë, pretendojnë të jenë mediuam i pavarur dhe i paanshëm.

Në këtë përvjetor të pestë, ‘RADIO 1’, po pranon edhe urime të tjera të shumta./Njeshi/

Muhaxheri uron ‘RADIO 1’: Ju dëgjoj, po bëni punë shumë të mirë edhe kur na pëlqen edhe kur nuk na pëlqen!

‘RADIO 1’ – 5 vite nga sinjali testues – Gëzuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...