5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ali Berisha për vdekjen e Ferid Gjikollit: Qëndroi vertikal, kur ishte e vështirë

Siç raportoi ‘RADIO 1’ gjatë mbrëmjes, pas disa shqetësimeve shëndetësore, pasditën e  sotme të 29 Janarit, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare ish-Kryetari i Komunës së Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli.

Për vdekjen e Ferid Gjikollit, ka reaguar edhe ish-kryetari i Pejës dhe kreu i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha.

‘Gjatë qeverisjes time me Pejën, pata fatin e madh që bashkë me prof.Ali Sylqën, Haxhi Lajqin, Riza Llukën e të tjerë të bashkëpunojmë me Ferid Gjikollin. Ishte një njohës i madh i Pejës, i ndërtimit dhe kultivimit të institucioneve të pasluftës dhe një mik i dëshmuar i UÇK-së.’-shkruan mes tjerash Berisha në reagim.

Reagimi i plotë:

‘Me pikëllim pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, Ferid Gjikollit, ish-kryetar i komunës së Pejës, në vitet e rënda për fatin e Kosovës!

Kur shumëkush strukej nën tutelat e regjimit serb, Ferid Gjikolli qëndroi vertikal.

Gjatë qeverisjes time me Pejën, pata fatin e madh që bashkë me prof.Ali Sylqën, Haxhi Lajqin, Riza Llukën e të tjerë të bashkëpunojmë me Ferid Gjikollin.

Ishte një njohës i madh i Pejës, i ndërtimit dhe kultivimit të institucioneve të pasluftës dhe një mik i dëshmuar i UÇK-së.

Do ta ruaj në kujtimet më të mira.

Familjes së madhe Gjikolli dhe Pejës, u shprehë ngushëllimet e mia dhe të AAK-së në Pejë.’-shkruan ish-kryetari i Pejës Ali Berisha./Njeshi/

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...