Janë shënuar dje 26 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të kombit Shpetim Bojku si dhe plagosja e luftëtarit të dalluar Shpëtim Agusholli që të dy nga Peja.
Shpetim Bojku i rënë në betejën e Kosharës heroike, në luftë për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar ndërsa Shpetim Agusholli i plagosur deri në invaliditet në përballje të ashpër me forcat serbe në këtë front.
Me këtë rast, në përkujtim të kësaj date që i dha vulë humbjeve serbe, u zhvilluan nderime dhe homazhe tek varri dhe vendi i rënies së Dëshmorit të kombit Shpetim Bojku, në Koshare.
Homazhe u zhvilluan nga familjarë dhe bashkëluftëtarë, por jo edhe nga pfaqësues institucional e politik.
I vetmi nga klasa politike që shkroi për lavdinë dhe sakrificën e pejanëve në frontin e Koshares, ishte kryetari i AAK-së në Pejë Dr. Ali Berisha, që ishte edhe Mjek i luftës.
Postimi i plotë:
Në secilën etapë historike Peja ishte në ballë të përpjekjeve për liri dhe e pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë.
Sot shënohet 26 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Shpetim Bojku dhe plagosja e luftëtarit të madh Shpëtim Agusholli, që të dy nga Peja.
Shpetim Bojku ra heroikisht në Koshare, në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe Shpetim Agusholli u plagos rëndë në betejë të ashpër me armikun.
Lavdi dhe nderim për Shpetim Bojkun!
Respekt i përhershëm për invalidin e luftës Shpetim Agusholli!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Respekt i përhershëm për invalidët e luftës!’-ka shkruar Ali Berisha i AAK-së./Njeshi/