Kryetari i AAK-së së Pejës dhe ish-zv/Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Haradinaj, Ali Berisha, që është edhe kandidat për Deputet i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët 137, në Zgjedhjet e 9 Shkurtit, me numër 23, ka shpalosur zotimet e tij dhe të AAK-së, mbi Sistemin Informativ Shëndetësorë.
Ali Berisha thotë se implementimi i Sistemit Informativ Shëndetësorë në Kosovë, si zotim i tij, është hapi i parë drejt jetësimit të sigurimeve shëndetësore dhe një sistemi shëndetësorë që u shërben të gjithëve.
Postimi i plotë:
Sistemi Informativ Shëndetësor: Pse është i domosdoshëm dhe ku kemi dështuar?
Sistemi Informativ Shëndetësor (SISh) është baza e një sistemi shëndetësor modern dhe efikas. Ai mundëson menaxhimin e të dhënave të pacientëve, përmirëson cilësinë e shërbimeve dhe rrit transparencën në sistemin shëndetësor.
Fatkeqësisht, në Kosovë, pavarësisht donacioneve të shumta dhe shpenzimeve të larta nga buxheti i shtetit, ky sistem ende nuk është funksional. Arsyeja kryesore nuk është mungesa e infrastrukturës teknike apo fondeve, por dështimi ka qenë te faktori njeri apo mungesa e vullnetit dhe ekspertizës menaxheriale.
Propozimet dhe zotimet e mia për implementimin e SISh:
1. Menaxhim profesional
• Angazhojmë menaxherë me përvojë dhe ekspertë ndërkombëtarë për zbatimin e projektit.
2. Trajnim për stafin shëndetësor
• Organizojmë trajnime praktike për përdorimin e SISh dhe mbështetje teknike të vazhdueshme.
3. Infrastrukturë teknologjike e qëndrueshme
• Sigurojmë pajisje dhe sisteme të unifikuara për të gjitha institucionet shëndetësore.
4. Monitorim dhe përmirësim
• Krijojmë mekanizma të rreptë monitorimi dhe përdorim feedback-un e stafit për përmirësime të vazhdueshme.
5. Mbështetje financiare dhe strategji afatgjata
• Bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare dhe dedikojmë fonde për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit.
Kemi vlerësuar se këto janë hapa të domosdoshem për implementimin e SISH dhe zotimi im është që tërë kapacitetin tim profesional mjeksor dhe menaxherial do ta shfrytëzoj për këtë çështje jetike per shëndetësinë dhe popullin e Kosovës.
Implementimi i SISh është hapi i parë drejt sigurimeve shëndetësore dhe një sistemi shëndetësor që u shërben të gjithëve. Koha për veprim është tani!’-shkruan Dr.Ali Berisha./Njeshi/