Me rastin e festës së pashkëve katolike, Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha i shoqëruar nga bashkëpunëtorë partiak e miq, ka vizituar sot Kishën katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, prej nga ka ndarë edhe urimin për besimtarë.
Postimi i plotë:
‘Në vështirësi, në gëzime e festa gjithmonë bashkë.
Sot në kishën Shën Katarina në Pejë, te Don Lorenc Sopi me rastin e festës së Pashkëve.
Urime dhe përmot Pashkët gjithë shqiptarëve të besimit katolik kudo që jetojnë!’-ka shkruar Ali Berisha./Njeshi/