Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Lajmi u bë i ditur në një postim nga faqja zyrtare të AAK-së në Pejë e më pas edhe nga vet ish-kryetari i Pejës në rrjetin e tij social.
Postimi i plotë:
“Sot u mbajt Kuvendi i IX zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë. Me prezencën e tij, sot na nderoj lideri ynë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj.
Në mesin e 275 delegatëve, sot mora besimin për të udhëhequr degën e AAK-së në Pejë, në 4 vitet e ardhshme.
Falënderim i veçantë për të gjithë delegatët që ishin prezent sot! Suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues! Koha është për rikthim!”-thuhet në komunikatë.
Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës së AAK-së në këtë degë.
Kujtojmë që Ali Berisha ka qenë kryetar i Komunës së Pejës për dy mandate, duke qeverisur në Pejë për 5 vite e 8 muaj.
Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 18 mijë vota, derisa në zgjedhjet e vitit 2009 u ri-zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 24 mijë vota të qytetarëve./RADIO 1&Njeshi/