0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Alicia Kearns: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës

Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila po qëndron në Kosovë, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin.

E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Me sa kam kuptuar njëra prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë hetim dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që e kanë mbijetuar sulmin, ata që kanë humbur por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq ku Millan (Radoiçiq) duhet me qenë aty në gjyq duke dhënë llogari.”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...