16 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Aliu e Durmishi publikojnë video për rrugën Kijevë-Zahaq: Nis shumë shpejt, qeverisjet e kaluara lanë vetëm borxhe

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një video ku ka folur lidhur me punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, për të cilën ka thënë se është një projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës. Video është shpërndarë edhe nga Ministri Liburn Aliu, i cili ka thënë se është anuluar projekti i mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, ndërsa ne po e realizojmë për vetëm 90 milionë euro.

Durmishi njoftuar se ka përfunduar procedura e shpronësimit, derisa tha se është angazhuar një kompani e jashtme mbikëqyrëse që të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve.

“Projekti Kijevë-Zahaq është një prej projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës sepse është përmbyllje e segmentit të rrugës nacionale M-9 dhe është shumë i rëndësishëm për regjionin e Dukagjinit dhe jo vetëm për ta. E  kemi përfundu procedurën e shpronësimit në mënyrë që projekti të mos ketë probleme gjatë zbatimit. Kemi angazhu kompani mbikëqyrëse të jashtme që kujdesen për mbarëvajtjen e punëve atje si dhe kemi angazhuar dy laboratore që kujdesen për cilësinë në realizimin e punimeve”, ka thënë Durmishi.

Durmishi ka treguar edhe për borxhet që kanë gjetur kur kanë marrë qeverisjen, derisa ka thënë se qeverisjet e kaluara as që e kanë pasur ndërmend t’i përfundojnë projektet e nisura.

“Kur e kemi filluar qeverisjen, e kemi gjet një buxhet prej 70 milionë euro për investime kapitale. Ndërkohë, që kontratat e nënshkruara kanë qenë në vlerë 347 milionë euro. Kemi trashëguar një borxh prej 182 milionë euro për shpronësime, ndërkohë që në buxhet kane qenë vetëm 2.2 milionë euro  për shpronësime, që nënkupton se qeverisjet e kaluara as që e kanë pasur ndërmend që t’i përfundojnë projektet e nisura. Qeveria ka ndërmarrë veprime duke rritur në vitin pasues buxhetin për shpronësime prej 50 milionë euro dhe aktualisht është shlyer borxhi prej 120 milionë euro në shpronësimin e pronave”, ka thënë Durmishi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...