5.4 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Aliu: Hekurudhat e humbura po i kthejmë

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se janë duke punuar për të rehabilituar linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjën Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.

Ministri, shton se për pak ditë do të shpallet edhe tenderi për dizajnimin e këtyre hekurudhave që përfundimi i punës së tyre parashihet të ndodh brenda 8 muajve, për të vazhduar tutje.

Ky rehabilitim i këtyre linjave të hekurudhave pritet të plotësojë standardet ndërkombëtare. “Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.

Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km”, ka shkruar ministri.

Postimi i plotë:

Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.

Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km. Për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...