8.7 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

Aliu: Kemi shkëputur çdo kontratë të kompanisë së Radoiçiqit, me ne në qeverisje edhe ai vetë është në listë të zezë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar në lidhje me kontratat me kompaninë e Radoiçiqit që sipas opozitës i kanë lidhur kjo Qeveri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përveç që nuk kanë lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radoiçiqit, ia kanë shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium.

“Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë. Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Postimi i plotë:

RIKUJTIM: Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radoiçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium.

Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë.

Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...