13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Aliu njofton për marrëveshjen me Komunën e Istogut për “banimin e përballueshëm”

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati për “banim të përballueshëm”.

“Banimi i përballueshëm edhe në Istog. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut”, shkroi Aliu në një postim në Facebook.

Ai tha se qëllimi është përmbushja nevoje urgjente.

“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, shkroi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...