15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Aliu: Nuk ka falje të borxheve për ambalazhuesit e ujit, ka pagesa të rregullta siç kanë raportuar për ujin e shitur

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar sërish lidhur me raportimet për faljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

Aliu tha se nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi, por se s’ka asnjë vendim që përcakton borxhin që kanë këto kompani.

Ai tha se borxhi i tyre llogaritet në bazë të raportimit të kompanive për sasinë e ujit të shitur, e vetëm në rastet kur kompanitë nuk raportojnë atëherë llogaritet sipas Udhëzimit Administrativ, që e merr sasinë maksimale të ujit që shfrytëzohet.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë, unë vetëm dua të them kështu: Nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi, qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim i cili e përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka, ka pagesa të rregullta, normale qysh kanë qenë në cilëndo prej qeverive sipas raportimeve të kompanive për sasinë e ujit të shitur që e kanë pas. Për kompani të cilat nuk kanë raportu dhe supozohet se kanë borxhe, në cilëndo prej qeverive më herët ka pasur një lloj kalkulimi të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marr sasinë maksimale të ujit që shfrytëzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë këtë udhëzim administrativ ku thotë këtu shumë qartë, thotë: Të gjithë ambalazhuesit të ujit mineral apo të pijshëm paguajnë 0.009 euro për litër të shitur, pra thuhet për litër të shitur. Sasia e shitur që shesin kompanitë nuk mund të përcaktohet as me ujëmatës, as nuk mund të përcaktohet nga sasia maksimale që ata e marrin ujin. Pra se sa ata shesin duhet me përcaktu në mënyra tjera ose me raportim të tyre”, ka deklaruar Aliu në Kuvend.

Ai e quajti “nonsens” këtë përllogaritje, që tha se ka ndodhur edhe në qeveritë e kaluara. Për kompanitë që tashmë kanë paguar borxhet, ai tha se llogaritja është bërë në bazë të raportimit të tyre.

“Krejt mund të supozohet është që një kompani ka mujt maksimalisht me prodhu kaq dhe po e supozojmë që atë sasi që e paska prodhu e paska shit, atëherë mundemi me thanë që kaq maksimalisht ke mujt me shit, rrjedhimisht në bazë të kësaj analize maksimale mundet me qenë borxhi yt maksimal kaq, por kjo nuk mundet me përfundu në vendim me thanë filan kompania i paska shit kaq miliona e miliarda litra ujë.  Nëse themi 90 milionë euro borxh edhe konsiderojmë që qenka borxh taman, kjo i bjen me pretend që qenkan me dhjetëra miliarda ujë të shitur në vendin tonë. Kjo është një nonsens, që ka qenë nonsense në cilëndo qeveri dhe këtë nonsense e dinë të gjithë. Nëse ka pas kompani të përgjegjshme qysh po pretendohet tash prej disave, qato të njëjtat kompani të përgjegjshme që i kanë pagu borxhet e veta është llogaritë në bazë të raportimeve që i kanë ba”, tha Aliu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...