11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Aliu për marrëveshjen në Beograd: Ka pasur kërkesë për linjën Prishtinë-Nish, nuk ka efekt pa Durrësin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media ka folur marrëveshjen e nënshkruar në Beograd, e që ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Aliu tha se kjo marrëveshje mundëson që të bëhet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit.

“Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi të gjithë ministrat edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat, traktati që u nënshkrua ka të bëjë harmonizimin e legjislacionit mes vendeve, ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit. Problemet e shumta janë pikat kufitare.

Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”, tha Aliu në konferencë.

Aliu ka marrë pjesë në Samitin Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...