11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Aliu: Po investojmë 2 milionë euro për ridizajnimin e qendrës së Kamenicës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se do t’i invesojnê 2 milionë euro për ridizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës.

“Për hartën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës.Si rezultat I bashkëpunimit të ndërsjellë, po I investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë”, tha ai.

Aliu tha se ministria që ai drejton do të vazhdojë me punë të mira.

“Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin”, tha Aliu.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrimit të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës”, përfundoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...