-3.3 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Alma Lama është ankuar për shkarkimin nga pozita e ambasadores në Itali

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se Alma Lama është ankuar në këtë institucion për shkarkimin nga pozita e ambasadores në Itali.
Sipas Jasharit, Lama ka thënë se i është bërë e padrejtë dhe vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shkarkim të saj është i paligjshëm.

“Ka kërkuar nga Avokati i Popullit të bëjë vlerësimin e vendimit. Ne kemi kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme komplet dokumentacionin dhe raportin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për të vlerësuar a ka pas shkelje apo jo”, ka thënë Jashari në KTV-ë.

Jashari ka bërë të ditur se Lama ka dorëzuar në ankesën e saj vendimin për shkarkim, teksa ka thënë se dokumenti s’përmban arsyetime të shpjeguara mirë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...