21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Alpinisti 19-vjeçar bëhet më i riu që e “pushton” majën e dytë më të lartë në botë

Një pakistanez 19-vjeçar është bërë personi më i ri që ngjitet në majën e dytë më të lartë në botë, K2, tha të martën Klubi i Alpinistëve të Pakistanit.

Djaloshi Shehroze Kashif e arriti majën e lartë 8.611 metra në orën 8 e 10 minuta të mëngjesit të së martës sipas kohës lokale.

Kashif, i cili me alpinizëm ka filluar të merret para disa vjetësh, në moshën 17-vjeçare ishte ngjitur në majën e dymbëdhjetë më të lartë në botë, Broad Peak.

Në maj, ai u bë pakistanezi më i ri që është ngjitur në majën më të lartë, Everest, ndërsa tani e mban rekordin si personi më i ri që është ngjitur në dy majat më të larta në botë.

Ditëve të fundit, disa alpinistë të rinj të Pakistanit kanë qenë në majën K2. Sajid Ali Sadpara, i cili më 2019 ishte bërë personi më i ri që është ngjitur në K2 në moshën 20-vjeçare, është pjesë e ekspeditës për ta gjetur trupin e babait të vet, i cili në shkurt u zhduk bashkë me dy alpinistë të tjerë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...