20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Alternativa kritikon qeverinë: Nuk po e merr seriozisht gjendjen e mjedisit

Alternativa, përmes një konference për media, ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me gjendjen e mjedisit në Kosovë. Anëtarët e komisionit për mjedis Flutura Bektashi dhe Hana Zeka thanë se subjekti që përfaqëson mbështet kauzën globale të këtij viti që i kushtohet ditës së tokës

Alternativa konsideron që gjendja e mjedisit në Kosovë është shumë serioze e cila në mënyrë të përgjithshme e që sipas tyre është rezultat i shumë proceseve mjedisore të cilat asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë të mirëfilltë.

“Duke filluar nga planifikimi jo adekuat hapësinor, zhvillimi i pakontrolluar në sektorin industrial, urban, teknologjisë joadekuate industriale, shfrytëzimit të egër të resurseve natyrore, menaxhimit të dobët të deponive industriale dhe atyre të amvisërisë, duke vazhduar me ndotjen e ajrit, mostrajtimin e ujërave të zeza e sanitare, kontaminimin e vazhdueshëm që ju bëhet tokave me pesticide, problemet me menaxhimin e mbeturinave, gjelbërimi i pamjaftueshëm në qytete, zhurma, mungesa e vendeve për pushim dhe rekreacion, janë indikatorë kryesorë që ndikojnë në mjedis dhe që kërkojnë veprime urgjente për përmirësimin e gjendjes aktuale”, deklaroi Bektashi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...