11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Ambasada amerikane kujton Albright: Shpëtoi shumë jetë në Ballkan, përparimi i Kosovës është kujtim i trashëgimisë së saj

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në tre vjetorin e vdekjes.

Në njoftimin e ambasadës shkruan se Albright e njohur për udhëheqjen e saj guximtare, ishte simbol i ëndrrës amerikane dhe luajti një rol kyç në forcimin e politikës së jashtme të SHBA-ve.

“Duke nderuar jetën dhe trashëgiminë e Sekretares të Parë të Shtetit, Madeleine Albright, gjatë muajit të Historisë së Gruas (#WomensHistoryMonth). Diplomatja kryesore e kombit tonë është Sekretarja e Shtetit – personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një fuqie pune globale të madhe”, thuhet  në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ambasada thekson se udhëheqja guximtare e Albright, shpoi shumë jetë në Ballkan.

“Jeta e Madeleine Albright ishte një personifikim i ëndrrës amerikane dhe udhëheqja e saj guximtare në Ballkan shpëtoi shumë jetë. Përparimi i Kosovës është një kujtim i vazhdueshëm i trashëgimisë së saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...