10.2 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Ambasada amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka njoftuar se pret me padurim investimin në sektorin energjetik përmes programit kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë.

Ambasada e ka quajtur këtë si një investim të rëndësishëm në sektorin energjetik të vendit.

“Ne jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës për të mbështetur tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...