Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri publikoi një numër në aplikacionin Whatsapp dhe një adresë e-maili, ku qytetarët mund të japin informacion për trafikun e drogës, apo pastrimin e parave.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada Amerikanë bën me dije se linja e sinjalizimi të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve, DEA, është aktive.
Në përfundim, njësia diplomatike amerikane në Tiranës shprehte përkushtimin e SHBA për të punuar me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të dy vendeve dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në SHBA./Njeshi/