Ambasada e Finlandës në Kosovë dënoi fuqishëm sulmin e së premtes në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Në një postim në Facebook, Ambasada finlandeze thekson se po monitorojnë situatën nga afër dhe janë me Kosovën në përpjekjet për të hetuar rastin.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe funksionimin e termocentraleve të saj. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe jemi me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore”, thuhet në njoftim. /Njeshi/