3 C
Pec
E martë, 2 Mars, 2021

Ambasada e Francës: Presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se pret nga institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, ambasada franceze ka thënë se certifikimi i kandidatëve është i përcaktuar me ligj.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësin e ankesës.

Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...