30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Ambasada e Gjermanisë ndryshon procedurën e caktimit të termineve për viza pune për kosovarët

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka dalë me një njoftim për qytetarët e Kosovës lidhur me terminin për aplikim për viza pune në këtë shtet.

Njoftimi i ambasadës lidhet me ndryshimin e rregullores për Ballkanin Perëndimorë për shkak të kërkesës së lartë për caktimin e termineve për viza . Sipas ambasadës tani e gjithë kjo do të bëhet përmes hedhjes së shortit.

E data për aplikim do të hapet më 01.12.2021 në orën 14:00, ku fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00./Njeshi/

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021:

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Për këtë nga data 01.12.2021 në orën 14:00 fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00. Lista më pastaj nuk do të mbyllet, sikurse ka qenë rasti deri tani, kur është arritur një numër i caktuar i përgjithshëm i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista aktuale e regjistrimeve do të mbyllet më 17.12.2021 në orën 12:00 dhe nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në janar/fillim të shkurt 2022.

Procedura e shortit do të realizohet në javën e 51. kalendarike në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Në javën e fundit të dhjetorit, të gjithë personat që përzgjidhen do të njoftohen për datën e saktë terminit për vizë në periudhën në mes janarit dhe shkurtit.

Të gjitha regjistrimet e bëra nga data  1-17 dhjetor marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm brenda kësaj periudhe.

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini një personi tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta. Hyrja në zyrën e vizave, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit lejohet, vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.

Këtu mund të kaloni tek sistemi i termineve dhe lista e regjistrimit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...