Shqipëria sonte do ta luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, ku përballë do ta ketë Italinë.
Në ditën e ndeshjes, Ambasada e ShBA-së në Tiranë i ka uruar suksese Kombëtare Shqiptare të Futbollit.
“Suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024! Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte! Forca Shqipëria”, shkroi ambasada.
Ndeshja në mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet nga ora 21:00 në Signal Iduna Park dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion. /Njeshi/