27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e Prokurorisë së Posaçme

Reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...