16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për T7 të pyetur lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, që fillimisht nisi me raportin e Komisionit për mandatet e që po vazhdon edhe me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, kanë thënë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të Qëndrueshme.

Krijimi i Kuvendit dhe Qeverisë kanë thënë se duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e udhëheqjes politike të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet nacionale më 9 shkurt. LVV e drejtuar nga kryeministri në dorëheqje Albin Kurti ka marrë 42 % apo plotë 48 deputetë. Pavarësisht kësaj, Kurti s’po arrin që të bëjë plotë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të proceduar më pas me zgjedhjen e Qeverisë.

PDK, LDK dhe AAK deri tani s’kanë shfaqur asnjë sinjal për bashkëpunim të mundshëm me Kurtin. Ndërkohë që edhe pakicat jo-serbe nuk janë të gjithë në përkrahje të Kurtit për themelimin e institucioneve.

Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit ka dështuar plotë gjashtë herë dhe LVV s’ka treguar shenja se do ta ndërrojë emrin e saj. //Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...