22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Ambasada e SHBA’së në Sarajevë reagon pas kalimit të Rezolutës për Srebrenicën: E mbështetëm me krenari

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB’së e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit. Ambasada thotë se “mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent”.

Reagimi i plotë

Shtetet e Bashkuara mbështetën me krenari rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të paraqitur nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995 dhe mirëpret miratimin e saj.

Mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent.  Rezoluta nënvizon se gjenocidi ndodhi në dhe rreth Srebrenicës në korrik 1995, një fakt i padiskutueshëm i vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe një numër i madh provash mjeko-ligjore.

Rezoluta nuk shënjestron asnjë Shtet Anëtar dhe nuk cakton përgjegjësi kolektive për asnjë grup njerëzish.  Siç e bën të qartë rezoluta, ne të gjithë kemi detyrimin për të pranuar faktet, për të mësuar të vërtetën, për të nderuar viktimat, për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe identifikuar viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët.  Këto hapa janë thelbësore për pajtimin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...