14 C
Pec
E enjte, 16 Maj, 2024

Ambasadorët dhe krerët e misioneve diskutojnë me KFOR-in për sigurinë në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka pritur në takim ambasadorët dhe krerët e misioneve të 28 vendeve Aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim diskutimi u përqendrua në një sërë temash, përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin ndërkombëtar dhe perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash rikonfirmoi angazhimin për ofrim të sigurisë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Ne patëm një mbledhje shumë produktive, e cila rikonfirmoi angazhimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal,” tha Ulutash.

KFOR tutje shton se mbetet plotësisht i angazhuar për të zbatuar mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...