18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ambasadori amerikan takon kryetarin e PDK-sё

Kryetari i Partisё Demokratike tё Kosovёs, Memli Krasniqi ka pritur sot nё takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi ka njoftuar se me ambasadorin Hovenier kanё diskutuar pёr zhvillimet e fundit politike nё vend.

Statusi i plotё i Krasniqit:

Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...