Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreavs, ka pritur në takim kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Ambasadori ka thënë se është kënaqësi të bashkëpunosh me Isufajn, duke shprehur gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit.
“Jam i kënaqur që mirëprita sot në Ambasadën tonë Shefin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj. Është kënaqësi të punosh me të dhe të përfshihesh në një bisedë kaq të hapur dhe të sinqertë. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, ka shkruar ai./Njeshi/