4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Ambasadori britanik në terren me Policinë, testojnë dronët e rinj që shteti i tij i dha donacion për Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka dhuruar edhe një donacion tjetër të katër dronëve për Policinë e Kosovës.

Ambasadori britanik ka thënë se të dy shtetet janë krenare që bashkëpunojnë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe sipas tij Policia e Kosovës ka bërë punë të mrekullueshme në konfiskimin e drogës në vlerë prej miliona eurove.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare që punojnë së bashku për të luftuar krimin e organizuar që prek ne të dy dhe të gjithë rajonin. Policia e Kosovës ka bërë një punë të mahnitshme në konfiskimin e drogës në vlerë miliona euro.

Ishte kënaqësi për mua të vazhdoj partneritetin tonë me Policinë e Kosovës përmes një donacioni tjetër të katër dronëve të tjerë që do t’i mundësojnë Policisë së Kosovës të vazhdojë luftimin e krimit rreth kufijve të Kosovës”, ka shkruar Heagraves./Njshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...