10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Ambasadori britanik për takimin me Konjufcën: E rëndësishme që qeveria të krijohet me kohë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka takuar sot kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin ka biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësinë e krijimit të një qeverie me kohë.

Diplomati britanik njofton se ka kërkuar gjithashtu progres në përfaqësimin e minoriteteve, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonomi dhe institucione.

“Sot kam takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Folëm për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë. Ne diskutuam gjithashtu se si të arrijmë më shumë përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...